Gjilani – Tovërlani, ja rezultatet e negociatave

Gjilani në këtë edicion u rikthye në elitën e futbollit kosovar.

Trajneri Sadullah Ajeti dha dorëheqje ndërkohë që krerët e klubit u lëshuan në sulm në kërkim të një trajneri të ri.

Biseduan me Afrim Tovërlanin, Ismet Munishin, Sami Sermaxhajn.

Derisa Sermaxhaj e zgjodhi KEK-un në Ligën e Parë, së fundmi kanë dështuar negociatat me Afrim Tovërlanin. Ky i fundit i kontaktuar nga Gazetaolle.com, e konfirmoi dështimin e negociatave. “Kemi biseduar, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje për shkak të kushteve financiare. E falënderojë Gjilanin në korrektësi dhe ju dëshiroj suksese”, ka thënë trajneri i mirënjohur nga Prishtina, Afrim Tovlërlani.

loading...