Gjilani ‘shkatërron’ Vëllaznimin, shpallet kampion vjeshtor te juniorët

Gjilani dhe Vëllaznimi kanë zhvilluar derbin e fundit sezonal në Superligën e Juniorëve, derisa njëherit është vendosur përfundimisht edhe kampioni vjeshtor.

Epiteti i skuadrës kampione në vjeshtë i takoi Gjilanit pasi mposhti bindshëm gjakovarët me rezultat të thellë 6-0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Altin Aliu me katër gola, ndërsa me nga një tjetër kontribuan Blendi Krasniqi dhe Blerand Qitaku.

Me këtë fitore Gjilani tubon 38 pikë, shtatë më shumë se Vëllaznimi që ndodhet në vendin e dytë.

Flamurtari është në pozitën e tretë me 10 pikë më pak se lideri.

Gjilani duket i pandalshëm në këtë kategori dhe vështirë se do të ketë skuadër që do ta ndalë edhe në pranverë.