Gjilani prezanton edhe ganezin Arago Jamal

Gjilani ka prezantuar edhe ganezit tjetër, Arago Jamal. Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit kuqebardhë.

“Gjilani ka arritur marrëveshje me lojtarin e dytë ganez, Arago Jamal. Ganezi është lojtar kualitativ, i cili kohë më parë është paraqitur tek skuadre greke, FC Atromitos. Jamal luan si mbrojtës dhe si mesfushor në krahun e majtë”, shkruan FC Gjilani në Facebook.

Një ditë më parë te kjo skuadër u prezantua edhe Richard Sackey, po ashtu nga Gana. /Olle

jamali