Gjilani për të ruajtur lidershipin, Drita e Ballkani për t’i qëndruar afër kreut

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 12-të.

Tri ndeshje do të luhen në orarin e njëjtë, me fillim nga ora 14:00, me vëmendjen që do të jetë në Drenas.

Gjilani do të jetë nikoqir i Trepçës 89, ku synon që të marrë fitore, për të vazhduar rrugëtimin në krye të tabelës.

Në anën tjetër, skuadra tjetër nga Anamorava, Drita, luan në udhëtim kundër Ferizajt, në synimin për tu rikthyer tek fitorja, pas humbjes në Prishtinë.

Në ndeshjen e tretë, Ballkani është favorit absolut përballë Dukagjinit që mban pozitën e fundit në tabelë.

Mbetet të shihet se çfarë rezultate do të korrin tri skuadrat e para të tabelës.

IPKO SUPERLIGA – SOT

14:00 Gjilani – Trepça ‘89
14:00 Ferizaj – Drita
14:00 Ballkani – Dukagjini