Gjilani mohon interesimin për Dungan dhe Orelesin, paralajmëron zyrtarizime tjera

Gjilani ka mohuar informacionet e fundit në mediat online rreth afatit kalimtar të janarit. 

Gjilanasit kanë bërë të ditur që s’kanë shprehur asnjëherë interes për lojtarë si Dunga apo Orelesi, përcjellë “Olle”.

“Nisur nga raportimt e fundit në mediat shqiptare dhe ato në Kosovë, Sport Club “Gjilani” dematon zërat e fundit që qarkullojnë për transferime të mundshme në klub.

SC Gjilani nuk ka shprehur interesim dhe as nuk ka kontaktuar dy lojtarët e shumëpërfolur: Ismael Dungën dhe Nuredin Orelesin.

Zyra për shtyp e SC Gjilani-t dëshiron të informojë gjithë opinionin sportiv se nga klubi janë të autorizuar vetëm dy drejtorët,si dhe trajneri, për të biseduar me futbollistët dhe për të ofertuar në lidhje me interesimet eventuale që ka klubi në të kundërtën do të demantojmë dhe do të përballemi ligjërisht me çdo person që tenton të përfitoj duke përmendur emrin e klubit tonë.

SC Gjilani gjithashtu njofton se drejtuesit e klubit janë në bisedime intensive me disa nga futbollistët të cilët janë në plan për edicionin e ardhshëm dhe shumë shpejtë pritet të ketë zyrtarizime të reja”, njofton klubi.