Gjilani luan nesër miqësoren e parë, kundërshtar do ta ketë “rivalin” e Kupës së Kosovës

Në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore, skuadra e Gjilanit ditën e nesërme (e mërkure), zhvillon ndeshje kontrolluese.

Gjilani për kundërshtar do ta ketë ekipin e 2 Korrikut.

Ndeshja miqësore dhe e para për vitin 2020 mes Gjilanit dhe 2 Korrikut, zhvillohet tek fusha ndihmëse në Gjilan me fillim në ora 14:00.

Kujtojmë se skuadra e Gjilanit, fazën përgaditore ta vazhdoj në Antalia të Turqisë, ku do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese.

Ndryshe, Gjilani luajti ndaj 2 Korrikut edhe në kuadër të Kupës së Kosovës këtë edicion, ku të kuqtë fituan 6:1.