Gjilani lë pas humbjen në derbi, fillon stërvitjen për këndellje

Gjilani i është rikthyer stërvitjeve për takimin e radhës ndaj Flamurtarit.

Tashmë pas humbjes së derbit ndaj Dritës, të drejtuarit e Gentian Mezanit do të kërkojnë këndellje ndaj kryeqytetasve, shkruan Gazeta Olle.

“Futbollistët kuqebardh i rikthehen stërvitjeve për ndeshje ndaj Flamurtarit”, është shkruar në faqen zyrtare të Gjilanit.

Flamurtari – Gjilani do të zhvillohet të enjten nga ora 14:30 në stadiumin “Xhemail Ibishi” në Prishtinë.

Më poshtë disa nga fotot e stërvitjes së sotme të Gjilanit.

Fotografia e SC Gjilani

Fotografia e SC Gjilani

Fotografia e SC Gjilani