Gjilani konfirmon miqësoren e radhës, do të luajë ndaj skuadrës së Superligës

Gjilani ka shënuar fitore dje në miqësore ndaj skuadrës minatore, Trepça ’89.

Një gol i shënuar nga Kushtrim Shabani ishte i mjaftueshëm për ‘Skifterët’, shkruan GazetaOlle.com.

Tashmë ‘kuqebardhët’ kanë paralajmëruar miqësoren e radhës.

Gjilani do të luajë të shtunën ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së Llapit.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e Qytetit në Gjilan, dhe fillon nga ora 17:00.