Gjilani kërkon anulimin e Kuvendit të LRFGJ-s dhe dorëheqjen e Malazog Hoxhës (FOTO)

Gjilani vazhdon të shprehë paknaqësi të madhe me mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Rajonale të këtij Rajoni, nga i cili Bekim Rexhepi u votua me shumicë votash për të pasuar Murat Hoxhën në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Përmes dy shkresave të dërguara në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Gjilani kërkon anulimin e atij Kuvendi për shkak të shumë parregullësive të ndara në tetë pika, e ku zërin e ngritin më së shumti në ndërhyrje të politikës për ta zgjedhur Rexhepin kryetar.

Bekim Rexhepi, deri vonë kryetar i Gjilanit, u propozua nga Shkolla e Futbollit Galaksia në Kuvendin e LRF, dhe me 14 vota pro u zgjodh për anëtar të KE të FFK-s, shkruan Gazeta Olle.

Kundërkandidat ai kishte Nehat Osmanin e Dritës, derisa Dërgut Selimi, i propozuar nga KF Gjilani u tërhoq nga gara.

Në shkresën tjetër, po ashtu të dërguar në FFK, Gjilani kërkon edhe shkarkimin e Malazog Hoxhës, kryetar i Komisionit të Garave për Ligën e Dytë, Juniorët, Kadetetët dhe kryetar i Lidhjes Rajonale të Gjilanit, pasi sipas tyre i njëjti ka abuzuar me kompetencat e dhëna nga KE i FFK-s.

 

Shkresat e KF Gjilanit dërguar FFK-s.

ankesa ankesa2 ankesa3 ankesa4