Gjilani i bënë ofertë sulmuesit nga Kenia, Ismail Dunga

Ismail Dunga spikati me golat e tij në pjesën e dytë të sezonit dhe ra në syrin e shumë klubeve kryesore të elitës sonë. Nga sa bëhet e ditur, Dunga është pëlqyer nga bardhbelutë, por ka biseduar edhe me drejtuesit durrsakë të Teutës në dy ditët e fundit.

Por, duket se ana financiare nuk po e bind sulmuesin nga Kenia që pak ditë më parë zyrtarizoi edhe largimin nga skuadra e Luftëtarit, aty ku ka shënuar 9 gola gjatë sezonit 2018-2019, shkruan ‘Vipsport’, përcjell GazetaOlle.com.

Dunga duket e ka marrë oferta edhe nga Irani por edhe Kosova. Kështu është skuadra e  Gjilanit, e cila drejtohet nga trajneri i mirënjohur vlonjate, Gentian Mezani e cila duket shumë aktive në këtë merkato vere.

Madje, duket se ka hedhur “grepat” në Superioren tonë, ku sot në mesditë prezantuan edhe mbrojtësin e majtë, një nga më të spikaturit në elitë si braziliani Xhekson.

Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe tashmë pritet vetëm firma mbi kontratë e sulmuesit kenian për të provuar një aventurë të re duke qenë se projekti i Gjilanit është për të ndërtuar një skuadër me pretendime madhore.