Gjilani i bashkohet në përgatitje ky futbollist

Një tjetër ardhje është parë sot në dy seancat stërvitore të kuq e bardhëve.

Mesfushori i Trepçës, Arbnor Koca iu bashkua ekuipazhit të Arbnor Morinës, derisa ende nuk dihet nëse ai ka nënshkruar me gjilanasit apo jo, shkruan Gazetasheshi.com.

Koca i cili luan në pozitën e mesfushorit në të kaluarën ishte pjesë e Ramiz Sadikut, ndërkohë në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e Trepçës.