Gjilani godet Llapin, afër t’ia rrëmbejë mesfushorin e njohur (FOTO)

Gjilani është duke u munduar që të përforcohet pas përfundimit të këtij edicioni, që e mbylli në mesin e tabelës.

Gjilanasit kanë identifikuar objektivat e afatit kalimtar të verës dhe njëra prej goditjeve planifikohet të bëhet në klubin e Llapit.

Sipas burimeve të Gazetës Olle, klubi bardhekuq ka shprehur interes të fuqishëm për mesfushorin e llapjanëve, Filonit Shaqirin.

Palët kanë filluar negociatat, mirëpo ende nuk është arritur marrëveshja finale.

filonit shaqiri

Kujtojmë që Shaqiri ka luajtur edhe në të kaluarën në skuadrën e Gjilanit.

Ai ka bërë paraqitje shumë pozitive sa herë që është inkuadruar në lojë nga trajneri Tahir Batatina.

Mirëpo, ky i fundit nuk ia dha asnjë minutë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Besës.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Shaqirit.

 

filonit shaqiri