Gjilani e mbyll me fitore, Trepça “lamtumirë” me humbje

Gjilani e mbyll kampionatin me fitore, kurse Trepça i jep lamtumirën Superligës me humbje.

Takimi që hapi javën e fundit të Vala Superligës, dhe i cili u luajt në “Riza Lushta” të Mitrovicës, prodhoi hiq më pak se tetë gola.

Gjilani triumfoi 5:3, edhe pse dy herë ishin në epërsi vendasit, 2:0, dhe 3:2, shkruan Gazeta Olle.

Takimi u luajt para një numri të vogël shikuesish, pasi rëndësia e takimit e kishte bërë të vetën.

prishtina-gjilani

Trepça ka humbur statusin e anëtarit të Superligës prej disa javësh dhe ky sezon mbetet zhgënjyes për ta dhe tifozerinë Torcida.

Në anën tjetër, Gjilani e mbyll kampionatin në kuotën e 48 pikëve. Momentalisht është i pesti, por me një ndeshje më shumë se sa Besa.

trepqa

trepqaa-trepqa