Gjilani do të luajë miqësoren e radhës, përball ka skuadrën e njohur shqiptare

Gjilani do të luajë sot miqësoren e radhës.

“Skifterët” sot përball do të kenë skuadrën e njohur shqiptare, Renova, shkruan GazetaOlle.

Ky takim pritet të zhvillohet në Mavrovë dhe fillon nga ora 17:00.

Kujtojmë se Gjilani gjendet në Maqedoninë Veriore për fazën përgatitore para fillimit të edicionit të ri në Ipko Superligë.