Gjilani bën goditjen e madhe: Transferon ish-mbrojtësin e Shqipërisë

Skuadra e Gjilanit ka prezantuar një ardhje tjetër nga Shqipëria.

Tashmë te kjo skuadër është prezantuar mbrojtësi, Franc Veliu, shkruan Gazeta Olle.

Veliu, së fundi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, kurse numëron edhe disa paraqitje në fanellën “kuqezi” të Shqipërisë.

Njoftimi nga SC Gjilani:

Franc Veliu futbollist i Gjilanit

Gjilan, 10 Shtator 2019-Gjilani ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Franc Veliu.

Veliu i lindur në Vlorë, në skuadrën e Gjilanit vie si futbollist i lirë.Ai edicionin e fundit kishte mbrojtur ngjyart e ekipit nga qytetit i tijë lindjes, FC Flamurtari.

Mbrojtësi më i ri i Gjilanit ka mjaft përvoj në karrieren e tijë futbollistike, ku më parë kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrave nga Shqipëria, si ajo e Partizanit e Kukësit.

30 vjeçari gjithashtu ishte pjesë e kombëtarës së Shqipërisë, me ç’rast ai kishte pasur 7 paraqitje me kuq e zinjtë, ku ishte pjesë e saj nga viti 2009 deri në vitin 2013.