Gjilan nuk ndalet, transferon edhe një afrikan

Pas shumë transferimeve gjatë këtij afati kalimtar, dy prej te cilave nga kontinenti afrikan, Gjilani ka arritur marrëveshje edhe me një futbollist nga Nigeria.

Bëhet fjalë për Lion Emmanuel i cili luan si sulmues qendrorë.

“Emanuel vjen në Gjilan prej ekipit Olimpia nga Superliga e Moldavisë, në të cilën vitin e kaluar pati 25 paraqitje duke shënuar 33 gola dhe 11 asistime”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Mannuel gjithashtu është pjesë e reprezentacionit U23 të Nigerisë. Transferimi i sulmuesit Nigerian u mundësua nga menaxherët Talhacan Sarpbalkan dhe Eroll Rexhepi.