Gjiganti evropian fillon bisedimet për transferimin e Robert Lewandowskit

Real Madridi pritet ta transferojë një sulmues gjatë afatit kalimtar veror.

Dhe tani klubi madrilen duket se e ka identifikuar sulmuesin ideal për skuadrën e Zinedine Zidane.

Ashtu siç shkruan AS, Real Madridi e dëshiron transferimin e Robert Lewandowskit.

Më tutje, AS shkruan se ”Los Blancos” i kanë filluar bisedimet me Bayern Munchen në lidhje me këtë çështje.

DM_QAwlW4AAeUaj

Sulmuesi polak është shprehur i pakënaqur me vendimet e Bayernit kohëve të fundit.

Kjo për shkak të politikave të këqija të bavarezve në tregun e transferimeve.

Padyshim se Lewandowski ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë viteve të fundit për shkak të paraqitjeve impresive me Bayernin.

Dhe natyrisht se Real Madridi ka nevojë për një sulmues si Lewa. /Gazeta Olle/

DM_sz3LW0AEqPFj