Gjigantët e rinj të Prishtinës

Tre portierët e rinj, Ardit Nika, Laurit Behluli dhe Dorant Ahmetaj stërvitin intensivisht me trajnerin shumëvjeçar të klubit, Bahri Berisha.

Bahri Berisha, tani e 25 vite ushtron portierët e FC Prishtina. Pas shumë vitesh, tani një vit e gjysmë punon vetëm me portierit e rinj, të ardhshëm të FC Prishtina. Nuk ndalet as ai, e nuk duan të ndalen as, gjigantët e rinj. Tre prej tyre spikasin. Vijnë nga rajone të ndryshme. Por, aq iu bën. Duan punë, punë dhe vetëm punë. Se sa të vështira i kanë treningët e tyre më së miri e ilustrojnë fotografitë.

Ardit Nika, 17 vjeç (12.01.1998), 190 cm, 82 kg, portier i juniorëve dhe ekipit të parë Ramiz Sadikut nga Prishtina. Punon intensivisht, donë t’i kaloj provat në një skuadër belge, nëse nuk do të ketë fat, e ardhmja do të vazhdoj në klubin më të madh në vend, FC Prishtina. I lindur në Drenas, por tani jeton në kryeqendrën tonë, Prishtinë.

Laurit Behluli, 15 vjeç (17.05.2000), 185 cm, 76 kg, i lindur në Augsburg të Gjermanisë, jeton në Gjilan dhe udhëton në kryeqendër për të punuar e stërvitur me FC Prishtina.

Dorant Ahmetaj, 14 vjeç (03.09.2001), 180 cm, 70 kg, i lindur dhe jeton në fshatin e largët kufitar, Hogosht të Kamenicës. Për herë pa asnjë mungesë në stërvitjet e tij në FC Prishtina. (FC Prishtina)