Gjibraltari vjen në Kosovë, por nuk do të stërvitet në “Fadil Vokrri” por diku tjetër…

Përfaqësuesja e Gjibraltarit ka arritur tashmë në Kosovë para ndeshjes miqësore që do ta zhvillojë ndaj ‘Dardanëve’.

Kosova është nikoqire e Gjibraltarit më 10 tetor, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një mënyrë jo të zakonshme, skuadra e drejtuar nga Julio Ribas ka arritur në Kosovë tre ditë para ndeshjes.

Futbollistët e Gjibraltarit janë akomoduar në hotelin ‘Swiss Diamond’ në kryeqytet.

Image
Lista e Kombëtares së Gjibraltarit.

Zëri mëson se përgatitjet për ndeshjen me Kosovën, Gjibraltari do t’i zhvillojë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas deri një ditë para ndeshjes.

Ndryshe, ndeshja miqësore në fjalë zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00.

Katër ditë më vonë, Kosova e pret Malin e Zi në të njejtin stadium, por në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas