Gjesti i madh i Greuther Furthit me Ilir Azemin

Sulmuesit kosovar Ilir Azemi të martën i ka skaduar kontrata që kishte me skuadrën e Greuther Furthit.

Por krerët e klubit tashmë i kanë ofruar një kontratë të re, pasi dëshirojnë ta mbajnë edhe më gjatë në klub.

Vetë Azemi 23-vjeçar, ka shprehur dëshirën që të mbetët në klub edhe për disa vjet, transmeton Koha.net. Ai nga viti i kaluar nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Greuther Furthin, pasi kishte pësuar lëndime në trup nga aksidenti me makinë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, te Greuther Furthi është që nga grupmoshat e reja.