Gjest shembullor i lojtarëve të Prishtinës

Lojtarët e Prishtinës janë përkujdesur për një gjest shembullor gjatë ditës së sotme.

Gjatë qëndrimit të tyre në Gjakovë, ku po përgatiten, kanë vizituar Ferdonije Qerkezin, nëna e cila gjatë luftës humbi katër djem.

“Sot në vizit te nëna qëndresë, nëna heroike e Kosovës Ferdonije Qekrezi e cila ka humbur 4 djemët dhe burrin e saj gjat luftës në Kosovë nga forcat kriminale serbe”, kanë shkruar lojtarët në Facebook.

FB_IMG_1497651531519

Prishina të hënën mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Evropës.

Ndeshjen e parë do ta luajnë më 29 qershor, kurse të kthimit një javë më vonë.

prishtina 45

 

prishtina 46