Gjest i madh nga kapiteni i Feronikelit

Kapiteni i Feronikelit, Fidan Gërbeshi ka treguar më së miri se si duhet mbrojtur bashkëlojtarët.

Në sfidën e djeshme ndaj Dritës, sulmuesi i Feronikelit, Mevlan Zeka, teksa ishte i shtrirë për toke, u godit me shqelm nga Armend Kastrati i vendasve.

Për këtë arsye, gjyqtari Genc Nuza përjashtoi futbollistin vendas me karton të kuq, kurse tifozët e Dritës filluan të hedhin gjësende në fushë në shenjë pakënaqësie.

I shtrirë në tokë kishte mbetur Zeka pa e ditur rrezikun që mund të goditej, derisa në ndihmë i doli atij kapiteni Gërbeshi, që e mbuloi atë derisa u qetësua situata, transmeton Gazeta Sheshi.

Vërtetë gjest i madh i një kapiteni kampion, të cilin nuk e ka lënë pa e përmendur edhe vet Zeka në rrjetin social, “Facebook”.

zeka 11