Gjest i madh i Bunjakut në konferencën për shtyp

Albert Bunjaku ka bërë një gjest të madh në konferencën për shtyp, pas ndeshjes me Islandën.

Fjalia e parë me të cilën iu është drejtuar gazetarëve, sidomos atyre vendor që ishin në numër më të madh ishte: “Mirëmbrëma. Dua ta fillojë konferencën duke ju uruar kualifikimin gjithë islandezëve”.

Alberti më pas ka folur për ndeshjen, por edhe Islandën, të cilën duhet ta merrë si shembull Kosova.

“Ky sukses tregon se pjesëmarrja juaj në Kampionatin Evropian të Francës nuk ishte fat ose diçka e tillë. Kjo është diçka që Kombëtaret e vogla mund ta përdorin si shembull. Edhe një herë, urime Islandë. Unë jam krenar me skuadrën time, performance ishte shumë e mirë, përkundër humbjes 2:0”, shtoi ai.

bunjaki

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Djelmoshat tanë shijuan edhe humbjen e nëntë radhazi, këtë herë duke u mposhtur 2:0 nga Islanda në Rejkjavik.

Islandezët festuan me fitore kualifikimin direkt në Kampionat Botëror.

Sigurdsson (40’) dhe Gudmundsson (68’) shënuan golat për vendasit, shkruan “GazetaOlle.com”.

Kosova luajti mirë vetëm deri në momentin e pësimit të golit. Rasti i vetëm që vlen të veçohet është goditja e Rashicës që shkoi skaj portës.