Gjeraj për Gazeta Olle: Feronikeli favorit, por Liria ka traditën

Liria këtë mesjavë e pret një sfidë mjaft e vështirë pasi takohet ndaj kampionit në fuqi dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Feronikelit.

I vetishëm për këtë gjë, futbollisti i njohur, Rober Gjeraj tha se i pret një sfidë e vështirë përballja me Feronikelit, shkruan Gazeta Olle.

“Me Feronikeli për Kupës është ndeshje e vështirë, ata janë ekip serioz dhe mirë të organizuar, por mos të harrojmë se Liria është ekip me traditë, dhe një ekip si Liria që kërkon Superligën besoj që ka gjasat edhe për Kupën e Kosovës, edhe pse Feronikeli do të jetë favorit”, tha fillimisht Gjeraj.

Tutje, Gjeraj ka folur edhe për rikthimin te Liria e Prizrenit pas një kohe qëndrimi te Besa e  Pejës.

“Jam për pak kohë këtu por përshtypjet janë të mira, klubi ka cilësinë e duhur për rikthim në Superligë i cili është edhe synim i klubit”, shtoi ai.

Gjeraj, gjithashtu komentoi edhe garën për inkuadrim në Superligë këtë vit, ku pritet një ‘luftë’ mjaft e madhe pasi vetëm dy pozitat e para do të sigurojnë një biletë për elitë.

“Liga e Parë e Kosovës është bërë shumë e fortë me shumë ekipe në luftë për Superligë. Unë besoj që në fund do të jenë Besa dhe Liria në Superligë, por aty nuk bën të anashkalohen as skuadrat si Istogu, Malisheva e Arbëria”, përfundoj Gjeraj./Gazeta Olle – V.Ibishi