Gjeraj drejt largimit nga Vëllaznimi

Eksperienca e Robert Gjerajt në Vëllaznim mund të marrë fund këtu. Futbollisti prizrenas është bërë legjendë e klubit, pas asaj që e dha në dekadën e fundit. Dhe, pas nëntë vjetësh, klubi gjakovar dhe mbrojtësi luftarak, mund t’i ndajnë rrugët.

Gjeraj ndihet i zhgënjyer me mënyrën se si mund të trokasë ndarja, pasi kishte pritur lamtumirë krejt ndryshe, pas asaj që kishte kaluar në klubin “Kuqezi”.

Kapiteni i deritashëm i Vëllaznimit pritet të takohet me trajnerin Genc Hoxha sot, me të cilin mund të përshëndetet përfundimisht.

“Nuk besoj se mund të vazhdoj më tutje. Po mendoj se është mirë që të bëhet dikush sebep për t’u larguar, që gjërat të përmirësohen. Kryesia edhe ashtu ka paralajmëruar suspendim për disa lojtarë, sidomos për ne me përvojë. Unë i kam kaluar 9 vjet në Vëllaznim dhe jam i dëshpëruar me mënyrën se si mund të largohem prej aty”, u shpreh Gjeraj për “Zërin”.