Gjenialiteti i Messit, asistimi i tij për Agueron zë në gjumë kilianët

Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Kilit, në sfidën për vendin e tretë të Kupës së Amerikës.

Në minutën e 12 rrjetën e ka gjetur Sergio Aguero, përcjellë “Olle”.

Ai realizoi pas asistimit fantastik të Leo Messit.

Në fakt, Messi u tregua shumë dinak duke luajtur goditjen e dënimit me shpejtësi derisa kilianët nuk ishin të vendosur mirë.

Argjentina po kryeson 1:0. /Gazeta Olle/