Gjakova e bronztë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka arritur edhe një sukses tjetër në garat evropiane.
Gjakova ka marrë pjesë në turneun ‘Grand Prix’, që është zhvilluar në Havana të Kubës.

Ajo ka arritur që ta zë vendin e tretë në këtë turne dhe kështu ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën.

Ky sukses i Norës i ka sjellë Kosovës edhe 120 pikë të reja olimpike për Lojërat Olimpike Rio 2016.

Suksesit të Norës iu ka gëzuar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka që ka qenë i pranishëm në Kubë.