“Giggs, trajner i Manchester Unitedit”

Trajneri i tanishëm i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka bërë të ditur se pasardhësi i tij në ‘Old Traford’ do të jetë Ryan Giggs, i cili momentalisht është ndihmës i tij.

“Unë parashikojë që Giggs do të jetë menaxheri i ri, pasi unë të largohem”, ka thënë Van Gaal të premten mbrëma për televizionin e Manchester Unitedit (MUTV).

“Tani unë kam përgjegjësinë. Ai tani performon si lojtarët. Për mua, Giggs e kryen detyrën e tij shumë mirë”, shtoi holandezi.