Gianni Infantino gëzon Kosovën dhe Shqipërinë

Gianni Infantino edhe zyrtarisht ka kthyer planin e tij që Kupa e Botës të zhvillohet me 48 shtete.

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino dëshiron t’i shkoj deri në fund idesë së tij që, Kupa e Botës duhet të zhvillohet më me shumë shtete.

Aktualisht në Kupën e Botës kualifikohen 32 skuadra, por plani i Infantinos është që numri të rritet në 48 shtet.

Kështu do të krijoheshin 16 grupe me nga tre skuadra dhe tutje do të kalonte vetëm skuadra e parë, duke hyrë kështu në sistem, e për t’u zhvilluar më pas 1/16 e finales, çerekfinalet, gjysmëfinalja dhe finalja.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë për shtete e vogla si Kosova dhe Shqipëria, duke bërë që gjasat e tyre për pjesëmarrje në Kupën e Botës të rritën dukshëm.