Goxha kërkon falje pas presionit të madh të opinionit, por arsyetimi i tij është qesharak

Futbollisti anonim i Tiranës, Jurgen Goxha, u bë i njohur për publikun nga Kosova e madje edhe për atë nga Shqipëria, falë një deklarate skandaloze sonte.

Ai ofendoi në mënyrë të turpshme shqiptarët nga Kosova, duke bërë një krahasim për keqardhje me Redi Jupin, i cili në karrierën e tij ka luajtur për skuadra nën-mesatare, përcjellë Gazeta Olle.

“Po sa kan lujt jupi me shok futbolll… ju buk si keni honger o kosovar t m*tit… se ju bom njerz e tash ju dukena si hasem… haram buka e shqiptarit”, shkroi Goxha.

Gjithsesi, Goxha ka reaguar duke kërkuar falje.

Në mënyrë qesharake, Goxha thotë se komenti nuk u shkrua nga ai.

“”Komenti para 1 dite ishte thjesht nji komente rastesie, skam pas lidhje me ofendu kosovaret ne pergjithsi thjesht marr pergjisit e nji komenti qe se kam shkruar une por eshte shkrujt ne emrin tim. Gjithsesi kerkoj falje nese disa njerz jane ofendu. Kosova zemra Shqiperise”, është komenti i radhës nga ai.

Mirëpo, kush është ky futbollist shqipfolës?

Sigurisht që nuk keni dëgjuar kurrë për të, pasi që të gjithë karrierën e ka shpenzuar duke luajtur në skuadra të kategorive të ulëta në Shqipëri.

Futbollisti i lindur në Durrës ka qenë pjesë e ekipeve si Sukthi, Iliria, Erzeni, Besëlidhja e Shënkolli. Sigurisht, të gjitha pjesë e kategorive të ulëta të futbollit shqiptar.

Ai u transferua në janar të këtij viti te Tirana, ku në fakt duket se ka shërbyer vetëm për të kompletuar numrin e lojtarëve të ekipit bardhekaltër, pasi që e ka vetëm një paraqitje. /Gazeta Olle/