Gjysmëfinalet e femrave në Kupën e Kosovës: Mitrovica fiton dhe ankohet, ja rezultatet interesante!

Sot është zhvilluar edhe gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave mes Mitrovicës dhe Feronikelit.

Vashat mitrovicase fituan me rezultat minimal, 1:0. Golin vendimtar e realizoi Kaltrina Biqkaj, përcjellë Gazeta Olle.

Mitrovicasit janë ankuar në gjyqtarin Driton Preniqi për një gol të anuluar, sipas tyre të rregullt.

Në anën tjetër, dje Kosova e Prishtinës ka mundur Lirinë 2:1 po ashtu në gjysmëfinalen e parë.

Ndeshjet e kthimit në Drenas dhe Prizren zhvillohen javën e ardhshme.

Gjysmëfinalet e para:
Mitrovica – Feronikeli 1:0
Kosova (P) – Liria 2:1. /Gazeta Olle/