Gjiganti evropian siguron transferimin e dy super-yjeve të Monacos

Kylian Mbappe dhe Tiemoue Bakayoko do të luajnë në një skuadër edhe edicionin e ardhshëm. Mirëpo, dy talentët e Monacos, s’do të veshin më fanellën bardhekuqe të skuadrës që po bën mrekulli në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Le 10 Sport”, PSG ka nisur negociatat me Monacon për transferimin e dy futbollistëve.

Negociatat po shkojnë mirë dhe raportohet se PSG është gati të ofrojë çfarëdo shume vetëm që të ketë në radhët e veta dyshen e jashtëzakonshme.

Muaji i ardhshëm pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e dy lojtarëve.