Gjilani e konfirmoi indirekt: Thaçi refuzoi 89-shin e Ligës së Kampionëve

Armend Thaçi ka rinovuar sot kontratën, duke i mbetur besnik skuadrës së Gjilanit të paktën edhe për një edicion.

Lajmi sot u konfirmua nga faqja e përbashkët e Skifterave dhe Gjilanit në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.

Në njoftimin për shtyp, Gjilani shkruan se Thaçi e ka refuzuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, për të djersitur fanellën e ekipit bardhekuq.

18882029_1314149908632205_3110811921196145328_n

Në mënyrë indirekte, Gjilani ka konfirmuar që Thaçi ka refuzuar transferimin te Trepça ’89, pasi që kjo është skuadra e vetme që do të luajë në kualifikimet e kompeticionit më prestiogjioz në nivel klubesh në Evropë.

“Blindohet mbrojtja: Me Leotrim Bekteshin dhe Armend Thaçin i cili refuzoi Ligën e Kampionëve për Gjilanin, mbrojtja kuq e bardh do jete e sigurte edhe vitin e ardhshem. Vazhdojme fuqishem drejt trofeve”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

cats

Ditë më parë Gazeta Olle ka njoftuar që për Thaçin është interesuar edhe klubi i Prishtinës.

Mbrojtësi i djathtë është bërë një ndër lojtarët e preferuar të Skifterave dhe këtë e arsyetoi edhe me vendimin e fundit, pasi që të refuzosh pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane për skuadrën e mesit të tabelës, është vërtetë sakrificë e çmueshme.

Thaçi në sezonin që lamë pas, ishte ndër futbollistët më të mirë të Gjilanit.

armend thaqi