Gjakovarët jetojnë për Vëllaznimin, mbyllen lokalet për ndeshjen e vitit

Vëllaznimi të shtunën e luan ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit deri tani.

Kuqezinjtë e presin në shtëpi Gjilanin, ku me fitore eventuale i ikin barazhit, përcjellë Gazeta Olle.

Gjakovarët janë mobilizuar në maksimum, për t’i dhënë mbështetje të zjarrtë ekipit, ashtu siç bëjnë në çdo ndeshje, pavarësisht ndaj kuj luajnë.

Në disa njoftime shihet se edhe lokalet do të mbyllen, në mënyrë që të gjithë të marrin rrugën drejt stadiumit.

Vëllaznimi-Gjilani zhvillohet të shtunën prej 16:00. /Gazeta Olle/

32690292_10214319852542643_2318220520845213696_n