Garuesi nga Kenia zë vendin e parë në Gjysmë-maratonën “Prishtina 2017”

Gjysmë-maratona “Prishtina 2017” është drejt mbylljes. Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar fituesin e këtij edicioni të “Prishtina 2017”.

Vendin e parë e ka zënë garuesi nga Kenia, Bernard Muidi.

Ai është shprehur i lumtur pas garës, duke e vlerësuar pozitivisht edhe organizimin.