Gëzohen futbollistët e Drenicës

Drenica do ta zhvillojë ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj ekipit nga Liga e Dytë, Arbëria.

Sfida do të zhvillohet në Drenas, përcjellë Gazeta Olle.

Edhe pse kundërshtari është i nivelit të ulët, Shqiponjat e Zeza do të udhëtojnë drejt Drenasit.

Ata kanë organizuar udhëtim për t’i qëndruar afër ekipit të zemërs.

Kujtojmë që Kupa e Kosovës është objektivi madhor i Drenicës në pranverë.