Geta Beqa aderon në PDK!

Edhe një sportiste i futet politikës në vend.

Kampionia botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i Veselit:

“Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK-së”, njoftoi ai.