Gerrard takon trajnerin e ri

Kapiteni i skuadrës së Liverpoolit, Steven Gerrard, pas përfundimit të këtij kampionati do të largohet drejt SHBA-ve. Ai pritet që këtë javë të takohet me trajnerin e ti të ri te La Galaxy, për herë të parë.

Trajneri amerikan, Bruce Arena pritet të udhëtoj drejt Liverpoolit, për t’u takuar me mesfushorin anglez.

Arena ka thënë se mezi pret të takohet me Gerrardin, dhe të flas rreth të ardhmes me të. “Mezi po pres të takohem me të dhe të flasim personalisht. Ai është një lojtar i madh dhe do të jetë një lojtarë i rëndësishëm për ekipin tim”, deklaroi Arena.