Gërbeshi: Goli i dedikohet gruas

Feronikeli nuk po e bënë hesap askënd në këtë edicion. Skuadra nga Drenasi po shkëlqen duke i prirë renditjes me 47 pikë, nëntë më shumë se Prishtina e cila renditet e dyta. Feronikeli është njëra nga skuadrat çerekfinaliste edhe të ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës.

E, një nga yjet e kësaj skuadre është edhe mbrojtësi i pakalueshëm, Fidan Gërbeshi. “Falë punës së madhe që është bërë në klub po vijnë edhe rezultatet”, i ka thënë Gazetës ‘Olle’, Fidan Gërbeshi.

Feronikeli e mundi sot Drenicën me shifrat 4:2 kurse serinë e golave e hapi pikërisht Gërbeshi. “Dua që këtë gol t’ia dedikojë gruan sime Besartës si dhe familjes sime”, potencoi Gërbeshi, duke shprehur bindjen se Feronikeli do ta ruaj deri në fund të kampionatit pozitën e liderit.