Georgina Rodriguez jep rrëfim special: Ja si u njoha me Ronaldon

Modelja Georgina Rodriguez dhe futbollisti Cristiano Ronaldo padyshim që janë njëri prej çifteve më të përfolura në botën e medias.

Dyshja ishin njohur në vitin 2016 në Madrid dhe mes tyre lindi dashuria me shikim të parë.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë 24-vjeçarja në një intervistë të dhënë së fundmi për të përditshmen angleze “The Sun”.

“Takimi ynë i parë ishte në një eveniment mode të ‘Gucci’-t, ku unë po punoja si agjente shitjesh. Disa ditë më vonë ne u pamë sërish në një eveniment mode të një marke tjetër, ku dhe filluam të bisedonim e ta njihnim njëri-tjetrin nga afër. Ishte një dashuri me shikim të parë për të dy”, u shpreh ajo.