Georgina na prezanton me vajzën e saj dhe Ronaldos

Partnerja e futbollistit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, përmës revistës ‘iHola’ ka prezantuar vajzën e tyre, Alana.

“Jam shumë e lumtur dhe dua të ju prezantoj vajzën time, Alana Martina. Është një reportazh shumë special, të cilin mund ta lexoni në revistë”, ka shkruar Georgina në profilin e saj në Instagram, duke ia bashkëngjitur edhe ballinën e revistës “iHola”, në të cilën vendin kryesor e zënë pikërisht Georgina dhe vajza e saj, transmeton Gazeta Olle.

Georgina Rodríguez

Georgina është në lidhje me Ronaldon që prej ndarjes së portugezit me top-modelen ruse, Irina Shayk. Dhe tashmë dashuria e tyre është kurorëzuar edhe me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Alana. /Gazeta Olle/

Georgina Rodríguez presenta a su hija Alana Martina sin Cristiano Ronaldo