Gentrit Begolli rrëfen edicionin që po përfundon për Prishtinën

Prishtina në këtë edicion të futbollit kosovar, nuk arriti atë që pritej.

Skuadra më e madhe në vend u desh që të ‘luftojë’ për mbijetesë në elitën e futboll, ‘luftë’ kjo e cila u finalizua me sukses.

Për dallim nga kampionati, Prishtina tregoi një fytyrë tjetër në Digitalb Kupë duke përfunduar në gjysmëfinale të kësaj gare.

beg

Mesfushori-sulmues i kësaj skuadre, Gentrit Begolli, e vlerëson kështu këtë edicionin të ekipit kryeqytetas. “Këto vitet e fundit ka qenë një ndër edicionet më të dobëta të Prishtinës, mirëpo gjithçka varet nga vet ne pasi që nëse arrijmë të fitojmë Kupën, atëherë do ta arrijmë një objektiv të klubit e që gjithmonë janë titulli dhe Kupa”, deklaroi Gentrit Begolli për ‘sovrani.info’.

bego

Tutje, ‘Geni’ deklaron me bindje se skuadra e tij do t’i gëzohet trofeut të ‘Digitalb Kupës’. “Nuk dua ta mendojë fare dështimin. Do të ishte dështim i madh për neve nëse nuk e arrijmë Kupën. Megjithatë, unë jam i bindur se do të kemi sukses dhe do ta shpëtojmë edicionin”, përfundoi Gentrit Begolli.