Gentrit Begolli i jep fund beqarisë në Ishujt Maldive (FOTO)

Futbollisti i Llapit, Gentrit Begolli, i ka dhënë fund beqarisë.

Ish-lojtari i Prishtinës, është martuar me bukuroshen, Vjosa Husaj.

Ai ka zgjedhur një vend të veçantë për t’u martuar, për çka do t’ia kishte lakmi çdo kush.

Begolli po qëndron në Ishujt Maldive, ku sot edhe ka bërë publike martesën e tij.

geni6

“Ajo tha PO”, ka shkruar lojtari prishtinas në Facebook, raporton “GazetaOlle.com”.

Sulmuesi i njohur ishte ndër më të merituarit për suksesin historik të Llapit, në bërjen kampion vjeshtor.

geni5 geni4 geni3 geni2