Genc Nuza: Të kemi durim, Allahu na tha pas vështirësisë vjen lehtësimi

Futbolli po na mungon të gjithëve dhe sigurisht se s’ka se si të mos iu mungojë as gjyqtarëve.

Referi më i mirë në vend, Genc Nuza, ka bërë një postim duke kërkuar durim në këtë situatë të vështirë, përcjellë Gazeta Olle.

“Në këtë kohë të pakohë duhet të kemi durim dhe motivim .

Dhe mos u brengosni nëse detyroheni të jetoni në kushte që ka mundësi t’ju dhemb .

Po ju, bëni durim dhe buzëqeshuni, ngase Allahu me gjithë mëshirën tha se: Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”, ka shkruar Nuza.

Dardan Çaka jep shpresë: Mos u shqetëso, ne do të buzëqeshim përsëri