Gazetari shqiptar tregon se kjo ndeshje ishte e trukuar

Gazetari i njohur sportiv, Fatmir Mëneri, ka bërë një deklaratë bombastike në emisionin “Rubrika Sportive”.

Sipas Mënerit, gjyqtari i sfidës Teuta-Kukësi, Juxhin Xhaja, ka qenë i kaparuar nga verilindorët dhe ka vepruar në mënyrë tendencioze kundër skuadrës vendase. Gazetari niset nga fakti i një penallti të mohuar për durrsakët, raportojnë mediat shqiptare.

“Ndjej keqardhje për Juxhin Xhajën! Është një gjyqtar që pritet të ecë shumë, që e njeh, e zotëron fushën e lojës dhe në ndeshjet që kanë qenë vërtet vendimtare, ku është dashur përveç profesionalizmit dhe burrëri e ka bërë një gjë të tillë. Në rastin konkret nuk di se çfarë emër t’i ve.

Por, edhe duke marrë përsipër një lloj përgjegjësie për deklaratën, gjyqtari ka qenë i kaparuar nga Kukësi. Këtu gjërat thuhen pastaj harrohen. Kam parasysh atë ndeshjen e Partizanit në Gjirokastër, atë premion e çuditshme, që këtu e justifikuan se kështu ndodh në gjithë botën. Ka zëra të tjera për gjyqtarët që favorizojnë klube të ndryshme”, u shpreh Mëneri, transmeton Gazeta Olle.