Gazetarët reagojnë ndaj Trepçës

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e kanë pritur me shqetësim pengesën që zyrtarët e klubit të futbollit, Trepça i kanë bërë ekipit të Kohavisionit.

Të dyja organizatat, vlerësojnë se veprimi i zyrtarëve të këtij klubi, paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve.

Të gjitha klubet duhet që të krijojnë hapësirë të njëjtë për të gjitha mediat dhe gazetarët pa dallim.

ShGSK dhe AGK kërkojnë nga zyrtarët e klubit respektiv që të ndryshojnë këtë qasje si dhe të jenë bashkëpunues me gazetarë.