Gati kontrata, kjo do të jetë skuadra e Endrit Krasniqit për vitin 2019!

FC Drita ka arritur marrëveshje me mesfushorin Endrit Krasniqi për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë, raporton Gazetasheshi.com.

Kontrata e Krasniqit e firmosur para ndeshjeve ndërkombëtare skadonte në janarin e vitit 2019, ndërkohë tashmë edhe për një vit do jetë pjesë e kampionëve në fuqi.

Këtë edicion Krasniqi ka realizuar katër gola me gjilanasit, ndërkohë që ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës.

Kujtojmë që Endrit Krasniqi ishte zgjedhur nga trajnerët e Superligës në mesin e 11-të futbollistëve më të mirë në vend, duke hyrë kështu në formacionin e vitit.

Krasniqi u transferua te Drita edicionin e shkuar nga Prishtina, ndërkohë që është njëri ndër mesfushorët më të mirë të gjilanasve ndër vite.