Gati akti i tretë i finales

Granit Rugova është i bindur se skuadra e tij, Sigal Prishtina, më nuk do të bëjë hapa fals në serinë finale të plejofit të Superligës në basketboll.

Prishtina humbi ndeshjen e parë finale para tifozëve të vet, ndonëse ishte e favorizuar, por të mërkurën barazoi serinë (1:1), duke fituar në Prizren 78:73, shkruan sot Koha Ditore.

Pas kësaj, te Prishtina frymojnë më lirshëm dhe janë të bindur se më nuk do të ketë lëshime si në ndeshjen e parë.

Ndeshja e radhës luhet të premten (sot, 19:00) dhe Rugova pret që Prishtina të kalojë në epërsi. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.

loading...