Gashi provohet te Laçi (FOTO)

Blendim Gashi, ish-lojtari i Dritës së Gjilanit, është testuar ditën e sotme tek ekipi i Laçit.

Mesfushori është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen që Laçi fitoi 5-0 me Kastriotin, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të bëhet mes palëve.

Gashi gjatë pjesës së parë të sezonit është aktivizuar në Zvicër, te Kosova e Gjenevës, ndërkohë që lojtari sa duket dëshiron t’i bashkangjitet Kategorisë Superiore.

Kujtojmë se me Laçin luajnë edhe dy shqiptarë të tjerë të Kosovës, mesfushori Argjend Mustafa e mbrojtësi i djathtë Drilon Musaj.