Gashi, milioner në Amerikë

Shkëlzen Gashi duket se ka bërë një zgjedhje të menduar mjaftë mirë që është transferuar te Colorado Rapids në Amerikës.

Me kontratën e firmosur më 1 Shkurt dhe i përfshirë në listën “Designated Player”, pra atyre pak yjeve të futbollit që mund të përfitojnë rroga më të larta se tavani i pagave i vendosur në Amerikë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, të transmetuara më pas edhe nga Blick në Zvicër, Gashi përfiton mbi një milionë dollarë rrogë në sezon.

Shifra është sa dyfishi e pagës së një tjetër ish-lojtari të Superligës helvete, Tranquillo Barnetta që te Filadelfia përfiton 600 mijë dollarë në vit.

 

Shkëlzen Gashi është një prej lojtarëve më të paguar në Major League Soccer, aty ku ish-legjenda e Liverpool, Steven Gerrard paguhet 6,2 milionë dollarë në vit te Los Anxhelos, ndërsa ish-sulmuesi i Juventusit, Sebastian Giovinco përfiton 5,6 milionë te Toronto.